image Aksident tragjik në Mynih: Përplasen dy trena mallrash, vdes një person

Evropë

Aksident tragjik në Mynih: Përplasen dy trena mallrash, vdes një person

news image

Një person ka humbur jetën pas përplasjes së dy trenave të mallrave në një urë në Mynih, në orët e para të së shtunës, sipas policisë lokale.

Si pasojë e përplasjes, dy vagonë kanë dalë nga shinat dhe kanë përfunduar në rrugën poshtë.

Shkaku i incidentit mbetet ende nën hetim, ka bërë të ditur për Reuters një zëdhënës i policisë në qytetin jugor gjerman, raporton Reuters.

Shërbimet e emergjencës janë njoftuar për aksidentin në lagjen veriore të Mynihut, Milbertshofen, në orën 01:40 të mëngjesit (23:40 GMT të premten), me rreth 60 ekipe të ndihmës së shpejtë të dërguara në vendngjarje, ka bërë të ditur një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/