image Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e tre të lënduar

Siguri

Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e tre të lënduar

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një vetaksident fatal ka ndodhur para rreth një ore në Lëbushë të Deçanit.

Siç njofton Policia, me të dalë në vendin e ngjarjes ka hasur në katër personat e lënduar në këtë aksident, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal në Pejë.

Pas transportimit në spital, është konfirmuar vdekja e njërit prej të lënduarve, ndërsa tre të tjerët po trajtohen në kujdesin intensiv.

“Në orën 17:17 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një veturë. Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët po trajtohen në kujdesin intensiv”, tha zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

/GazetaSinjali/