image Aksident trafiku në Skenderaj, semafori bie përtokë

Siguri

Aksident trafiku në Skenderaj, semafori bie përtokë

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Skenderaj, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Zahiti tha se nuk është lënduar askush dhe se aksidenti ka qenë vetëm me dëme materiale.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali fotografi nga vendi i ngjarjes, përmes të cilave shihet se veturat janë përplasur me semaforin, i cili si pasojë e goditjes ka rënë përtokë.


/Gazeta Sinjali/