image Aksident trafiku në Skënderaj, lëndohen gjashtë persona

Siguri

Aksident trafiku në Skënderaj, lëndohen gjashtë persona

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth ores 21:15 në fshatin Marinë të Skënderajt. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë,  të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë  pësuar gjashtë persona të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/