image Aksident trafiku në Rahovec, Policia jep detaje

Siguri

Aksident trafiku në Rahovec, Policia jep detaje

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në fshatin Kramovik të Rahovecit, ku është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Gjurkaj tha për Sinjalin se i lënduari është personi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku është konstatuar se ka pësuar frakturë në dorën e majtë.

Deri te aksidenti ka ardhur derisa ngasësi i dyshimtë i automjetit “VW Golf” ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Xërxë – Kramovik dhe kur arrin në fshatin Kramovik, nuk i përshtatet shpejtësisë së lëvizjes automjetit të tij ku rruga është me kthesa dhe nga shiriti i djathtë e del në shiritin e majtë dhe me pjesën e përparme e godet automjetin “Mercedes” në pjesën e përparme anësore të krahut të majtë“, ka thënë Gjurkaj për Sinjalin.

/GazetaSinjali/