image Aksident trafiku në Prizren, vetura godet këmbësorin

Siguri

Aksident trafiku në Prizren, vetura godet këmbësorin

news image

Si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, ndodhin një numër i madh i aksidenteve çdo ditë në vendin tonë. Në shumë raste viktima janë edhe këmbësoret, të cilëve shpesh herë u rrezikohet edhe jeta, si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën rreth orës 18 e 45 në Prizren ku një veturë e ka goditur një këmbësor, shkruan Gazeta Sinjali. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Islam Kryeziu” në Prizren, ku sipas burimeve të Sinjalit i dyshuari është 20-vjeçar, me inicialet V.T.

Për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti, viktima është duke u trajtuar në QKUK.

Ndërsa, i dyshuari V.T., është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/