image Aksident trafiku në Prishtinë, një person dërgohet në spital

Siguri

Aksident trafiku në Prishtinë, një person dërgohet në spital

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe një motoçiklete, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në rrugën “B” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se i lënduari i cili është dërguar për trajtim mjekësor është motoçiklist.

“Sot rreth orës 08:00 ne rrugën “B” në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Gazeta Sinjali/