Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy automjeteve sot rreth orës 11:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga ky aksident një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, e cila tha se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.
“Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, deklaroi ajo për Sinjalin./GazetaSinjali/