image Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një motoçiklist

Siguri

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një motoçiklist

news image

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Prishtinë.

Në aksident ishin të përfshira një motoçikletë dhe një kamionetë, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/