Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur para pak minutash në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, njëra e tipit “Golf 6” dhe tjetra “Renault”.
Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zyrtari i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
“Po një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Lagjen e Spitalit. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar”, tha Krasniqi./Gazeta Sinjali/