Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në fshatin Frashër në Mitrovicë.
Aksidenti erdhi si pasojë e mos kujdesit së shoferit i cili duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës me ç’rast ka goditur një shtyllë elektrike.
Si pasojë e aksidentit lëndime ka marrë shoferi dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Sipas burimeve të Sinjalit gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.