image Arrestohet i dyshuari që e goditi me veturë kadetin e Policisë, Flordian Shabaj

Siguri

Arrestohet i dyshuari që e goditi me veturë kadetin e Policisë, Flordian Shabaj

news image

Në orët e para të mëngjesit të 21 nëntorit, kadeti i Policisë, Flordian Shabaj është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Jashanicë.

Në këtë aksident dyshohet se është përfshirë edhe një automjet, por që shoferi i tij ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson nga burimet e veta se shoferi është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, i riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet.

/GazetaSinjali/