image Aksident trafiku mes tri automjeteve në hyrje të Aeroportit "Adem Jashari"

Siguri

Aksident trafiku mes tri automjeteve në hyrje të Aeroportit “Adem Jashari”

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në hyrje të Aeroportit “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërkaq si pasojë një person është lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila bëri të ditur se njësiti i trafikut po merret me rastin.

“Aksidenti ka ndodhë rreth orës 14:30, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti për Sinjalin./GazetaSinjali/