image Aksident trafiku mes një veture dhe autobusit në Prishtinë, policia jep detaje

Siguri

Aksident trafiku mes një veture dhe autobusit në Prishtinë, policia jep detaje

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi, sot rreth orës 15:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 15:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve (një veturë dhe nje autobus). Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/