image Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Siguri

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

news image

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Rasti është raportuar rreth orës 23:30 në rrugën “Feriz Guri”, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për Sinjalin se menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, tha Pllana.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/