image Aksident trafiku mes dy veturave në Drenas, krijohet kolonë e gjatë

Siguri

Aksident trafiku mes dy veturave në Drenas, krijohet kolonë e gjatë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Zabel i Ulët në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes. Sipas tij, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe policia e trafikut rrugor.

Për shkak të këtij aksidenti, ai thotë se në këtë rrugë është krijuar kolonë e gjatë e automjeteve.

Gazeta Sinjali ka provuar të marrë një konfirmim nga policia për këtë rast, por deri në momentin e publikim të këtij artikulli, nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/