image Aksident trafiku me fatalitet në Vushtrri, vdes një 36-vjeçar

Siguri

Aksident trafiku me fatalitet në Vushtrri, vdes një 36-vjeçar

news image

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Vushtrri, konkretisht në segmentin rrugor Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Dobërllugë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në aksident është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, i moshës 36-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa, të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit./GazetaSinjali/