Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash te “Rruga B” në Prishtinë.
Në disa foto të dërguara nga një sinjalizues shihet se vetura zyrtare e Presidencës është aksidentuar me një veturë tjetër.
Në aksident ka qenë i përfshirë këshilltari i presidentit Thaçi, Rrustem Mustafa.
I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Mustafa nuk është përgjigjur në pyetje me arsyetimin se “është i zënë”.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës por ende nuk ka marr detaje rreth aksidentit./Gazeta Sinjali/