image Aksident te Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë, lëndohet një person

Siguri

Aksident te Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut, që ka ndodhur gjysmë ore më parë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, afër Fakultetit të Ekonomisë, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Sonte rreth orës 22:00, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Sinjali/