Një aksident trafiku është shënuar në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Bill Clinton”, ku si pasojë një këmbësor është lënduar pasi është goditur nga një veturë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana i cili bëri të ditur se i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha Pllana.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!