image Aksident qysh në mëngjes në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, vetura përfundon jashtë rrugës

Kosovë

Siguri/ Aksident qysh në mëngjes në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, vetura përfundon jashtë rrugës

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur qysh në mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, mes dy veturave.

Sinjalizues kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar në këtë aksident./Gazeta Sinjali/