image Aksident në Zallq të Istogut, lëndohen katër persona

Kosovë

Detaje/ Aksident në Zallq të Istogut, lëndohen katër persona

news image

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Zallq të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 7:10 ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve, katër persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës”, tha Rugova për Gazetën Sinjali.

Shtoi se policia po merret me rastin.

Ndërkohë, mbrëmë në magjistralen Gjilan-Ferizaj në një aksident trafiku jetën e kanë humbur dy persona dhe janë lënduar dy të tjerë./ Gazeta Sinjali/