image Aksident në Zabllaq të Istogut, një i lënduar

Siguri

Aksident në Zabllaq të Istogut, një i lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zabllaq të Istogut, shkruan Gazeta Sinjali.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, ndërsa një person është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

/GazetaSinjali/