image Aksident në Skenderaj – Policia konfirmon se ka persona të lënduar

Kosovë

Komunikacion/ Aksident në Skenderaj – Policia konfirmon se ka persona të lënduar

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Raportohet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku janë të përfshira dy vetura në aksident”, tha Zahiti./Gazeta Sinjali/