image Aksident në Skënderaj, katër të lënduar

Kosovë

Policia/ Aksident në Skënderaj, katër të lënduar

news image

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave.

Si pasojë  e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar. /Gazeta Sinjali/