image Aksident në Shqipëri, 1 viktimë dhe 4 të lënduar

Shqipëri

Aksident në Shqipëri, 1 viktimë dhe 4 të lënduar

news image

Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës, në aksin Qafë Thanë-Librazhd. Si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Policia njofton se rreth orës 14:35, në vendin e quajtur “Guroja”, minibusi me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i furgonit dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në të.

/GazetaSinjali/