image Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, katër të lënduar

Siguri

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, katër të lënduar

news image

Si pasojë e një aksidenti në fshatin Sekiraqë, në rrugën Prishtinë-Podujevë, janë lënduar katër persona, shkruan Sinjali.

Për këtë aksident ka dhënë detaje zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila tha se në aksident janë përfshirë katër automjete.

Sot rreth orës 08:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sekiraqë), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të katër automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona”, tha ajo për Sinjalin.

Ahmeti ka thënë që të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

/GazetaSinjali/