image Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen katër persona - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15270

Të shëruar

12900

Të vdekur

616

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen katër persona

news image

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes tri veturave mëngjesin e sotëm, në fshatin Maxhunaj në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Vushtrrisë.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orë 09:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësishtë në fshatin Maxhunaj, si pasojë e aksidentit ndërmjet tri veturave civile, katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”, konfirmoi Zahiti. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin