Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 09:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmeti në fsh. Maxhunaj është raportuar për aksident ndërmjet dy veturave, ku si pasojë dy persona kanë kërkuar tretman mjeksor!”, ka thënë Zahiti./Gazeta Sinjali/