image Aksident në rrugën Klinë - Gjakovë, një i lënduar

Siguri

Aksident në rrugën Klinë – Gjakovë, një i lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në rrugën Klinë – Gjakovë, më saktësisht te vendi i quajtur si “Kodra e Meqes”.

Nga ky aksident, një person është lënduar e më pas është dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj i tha Sinjalit se shkaku i aksidentit ishte “marrja e përparësisë në ballkalim”.

/GazetaSinjali/