image Aksident në Prizren: Tre të lënduar, njëri shofer ka pësuar lëndime të rënda

Siguri

Aksident në Prizren: Tre të lënduar, njëri shofer ka pësuar lëndime të rënda

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit sot rreth orës 17:05. Nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore, një prej tyre është në gjendje më të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit “Renault” dhe “BMW”.

Vetura ‘Renault’ me targa vendore, ngjyrë e bardhë, ka qenë duke lëvizur nga Korisha në drejtim të Prizrenit dhe me të arritur te udhëkryqi për në fshatin Lubizhdë, merr kthim në të majtë pa u siguruar mirë dhe kështu e pengon veturën ‘BMW’, ngjyrë e kaltër, e cila ishte duke lëvizur nga Prizreni ne drejtim te Suharekës“, tha Osmanollaj për Sinjalin.

Nga ky aksident ka pasur edhe dëme materiale.

/GazetaSinjali/