image Aksident në Prizren/ Shoferi për t’i ikur përplasjes direkte, godet veturën anash tij

Siguri

Aksident në Prizren/ Shoferi për t’i ikur përplasjes direkte, godet veturën anash tij

news image

Mosrespektimi i shenjave të përgjithshme në trafik, tejkalimi i shpejtësisë, manipulimi i pasigurt me automjet janë vetëm disa prej shkaqeve që shtyjnë drejt aksidenteve në komunikacion. Numri i aksidenteve që ndodh në vendin tonë, është alarmant, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra raste të tilla, të cilat shpesh përfundojnë edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident në komunikacion ka ndodhur edhe në rrugën ‘Xhevat Berisha’ në Prizren, ku një person dyshohet se ka dalë në anën e majtë të rrugës me veturën që drejtonte dhe si pasojë ka goditur veturën anash tij në mënyrë që t’i shmanget përplasjes direkte me automjetin që po i vinte përballë.

Sinjali mëson se si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar një grua, e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/