image Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një person

Kosovë

Policia/ Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një person

news image

Një person është lënduar rëndë, si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje në Prizren.

Policia njofton se shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar viktima femër K/Shqiptare pasagjere në veturë, e cila është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/