Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:45 tek rruga “C”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Në pamjet e dërguara nga një sinjalizues në adresën e Gazetës Sinjali shihet se policia dhe autoambulanca kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Sipas sinjalizuesit, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave dhe si pasojë e këtij aksidenti një person është lënduar.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti një person është lënduar dhe ka marrë tretman mjekësor.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti“, tha Ahmeti për Sinjalin./GazetaSinjali/