Sonte ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, saktësisht në stacionin e autobusëve, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
Sipas pamjeve të siguruara nga terreni, shihet se atje kanë dalë edhe Policia e Kosovës. Ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Për detaje shtesë Sinjali do ju mbajë të informuar.