Një aksident trafiku ka ndodhur në mesditën e djeshme në fshatin Vranidoll të Prishtinës ku nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Përmes njoftimit 24-orësh Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personat e lënduar janë duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar nëntë (9) persona të cilët janë dërguar në QKUK dhe janë duke u trajtuar”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/