Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ku janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë një person ka pranuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar menjëherë në QKUK.
Raportohet se personi i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore për disa probleme shëndetësore që i ka pasur kohë më parë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Ka ndodhur një aksident në Ulpianë, ka dëme materiale mirëpo një person i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore për disa probleme shëndetësore që i ka pasur më herët të cilat nuk janë shkaktuar nga aksidenti. Personi i lënduar është dërguar në QKUK”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/