Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për Sinjalin.
Ajo ka thënë që në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar tre persona.
Ahmeti ka thënë që personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor.
“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.