Një aksident trafiku ka ndodhur sot në dalje të Prishtinës, ku janë përfshirë dy automjete, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, ndërsa një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar edhe fotografi nga ky aksident.
Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 13:20, në rreth-rrotullimin në dalje të Prishtinës (Veterrnik), ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.
Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale“, ka thënë Ahmeti.