Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor mes dy automjeteve që ka ndodhur në mesnatë, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se Njësia e Trafikut është duke u marrë me këtë rast./Gazeta Sinjali/