Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Prizren.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi i cili tha se një segment i autostradës Duhël-Suharekë është bllokuar.
“E kemi informatën që aksidenti ka ndodhur, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Për momentin një segment i autostradës Duhël – Suharekë është i bllokuar. Jemi duke u marrë me rastin, për momentin nuk kemi detaje të tjera”, ka thënë Krasniqi.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin./Gazeta Sinjali/