Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, raporton Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, ndërmjet dy veturave.
“Në mesin e të lënduarve janë dy shoferët si dhe gjashtë pasagjerët e këtyre veturave. Të njejtit kanë marë trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve bëhet fjalë për lëndime të lehta”, tha Kelani për Sinjalin.
Pamje nga vendi i ngjarjes: