image Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohen gjashtë persona

Siguri/ Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohen gjashtë persona

news image

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër Vragolisë, raporton Gazeta Sinjali.

Në aksident janë përfshirë katër vetura, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai shtoi se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:20.

“Dyshohet se ndër shkaktaret e aksidentit ka qenë mosmbajtja e distancës ndërmejt automjeteve. Njësia për menaxhim dhe kontroll të autostradës po merret me rastin dhe procedurat tjera. Kjo rrugë tani është e lirë për qarkullim të rrjedhshëm”, tha Hoxha. /Gazeta Sinjali/