image Aksident në magjistralen Prishtinë-Lipjan: 3 vetura të përfshira e 3 të lënduar

Siguri

Aksident në magjistralen Prishtinë-Lipjan: 3 vetura të përfshira e 3 të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Lipjan, shkruan Gazeta Sinjali.

“Rreth orës 18:00, në rrugën magjistrale Prishtinë – Lipjan, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lenduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

/GazetaSinjali/