image Aksident në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, lëndohen tre persona

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot, rreth orës 16:00, në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Rreth orës 16:00, në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, respektivisht në fshatin Konjuh, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë tre persona”, tha ai.

Borovci bëri të ditur se me këtë rast është duke u marrë Njësia e Trafikut Rajonal./Gazeta Sinjali/