image Aksident në magjistralen Pejë- Rozhajë, lëndohen 4 persona

Siguri

Aksident në magjistralen Pejë- Rozhajë, lëndohen 4 persona

news image

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi sonte në magjistralen Pejë – Rozhajë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dy të lënduar janë liruar pas marrjes së trajtimeve mjekësore në Spitalin e Pejës dhe dy të tjerë janë ende duke u trajtuar.

“Rreth orës 20:40 në magjistralen Pejë – Rozhajë, ka ndodhë një aksident trafiku mes dy veturave, Si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal. Dy prej tyre janë liru dhe dy të tjerë janë ende duke u trajtuar aty, por janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/