image Aksident në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

Siguri

Aksident në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, saktësisht në kyçje të autostradës, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të cilët më pas janë dërguar në emergjencën e Gjilanit për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, në kyçje të autostradës, ku tre persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe janë dërguar në emergjencën e Gjilanit për trajtim mjekësor”, tha Hajdini për Sinjalin. /GazetaSinjali/