image Aksident në Lipjan, lëndohet një azilant (FOTO)

Siguri

Aksident në Lipjan, lëndohet një azilant (FOTO)

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mesditë, në fshatin Poturofc të Lipjanit, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit fotografi nga vendi i ngjarjes.

Sipas tij, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej tyre taksi.

Ndërkaq, ky sinjalizues thotë se i lënduari është refugjat.

Në fotografi shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë për këtë rast, por nuk ka pranuar ende përgjigje./Gazeta Sinjali/