Gazeta Sinjali raportoi më herët për një aksident trafiku që ndodhi pasditen e sotme në hyrje të Prishtinës, në zonën e Mazgit.
Në vendin e ngjarjes dolën njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat u morën me rastin dhe me rregullimin e qarkullimit të automjeteve.
Rastin për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.
“Ka qenë një aksident pa lëndime”, tha Krasniqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!