image Aksident në Mazgit, policia në vendngjarje

Siguri

Aksident në Mazgit, policia në vendngjarje

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Prishtinës, në zonën e Mazgit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po rregullojnë qarkullimin e automjeteve.

Për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti mbeten ende të paqarta.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. Lajmi do të përditësohet sapo të ketë detaje të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/